Çdo javë ne hamë rreth 5 gramë plastikë, për një total prej 2,000 fragmente që hyjnë në trupin tonë nëpërmjet ushqimeve që përbëjnë dietën tonë.

Ky është lajmi shqetësues që vjen nga Universiteti i Newcastle që na shpjegon se cilat ushqime janë përgjegjëse për gëlltitjen e plastikës dhe cilat janë rreziqet për shëndetin tonë.

Ku e gjejmë plastikën

Studimi tregoi se sasia më e madhe e mikroplastikës vjen direkt nga uji, si në shishe dhe në rubinet. Por nuk përfundon aty, ushqimet që janë kryesisht përgjegjëse për gëlltitjen e plastikës janë molusqet, birra dhe kripërat.

Armiku unë i quajtur “plastikë”

U deshën disa dekada që nga zbulimi revolucionar i plastikës, por sot në të vërtetë ndotja e shkaktuar prej saj po shkatërron ekosistemet e tëra dhe po vret kafshët. Gëlltitja e plastikës përmes ushqimit është vetëm demonstrimi i fundit se sa duhet të trajtohet ky material me më shumë ashpërsi: në fakt sot nuk është saktësisht e qartë se sa serioze do të ishin pasojat e plastikës në trupin tonë. Sipas disa studimeve, mikro-fragmentet plastike mund të hyjnë në indet tona dhe të ndërveprojnë me trupin që shkakton reaksione imune ose lëshimin e substancave toksike.

Top Channel