Në Shkodër ka pasur debate mes policisë së shtetit dhe punonjësve të bashkisë së Shkodrës. Siç bën të ditur PD, Policia ka tentuar që në mënyrë të dhunshme dhe të paligjshme të hyjë në KZAZ nr 2 në Shkodër.

Sipas demokratit Bardh Spahia, ky veprim është në shkelje të dekretit të Presidentit pasi zgjedhjet e 30 qershorit janë anuluar.

Në një lidhje direkte për Top Channel Spahia tha se policia me urdhër të Ramës ka hyrë me forcë në ambientet e pallatit të sportit për të futur anëtarët e KZAZ, megjithëse nga bashkia në një shkresë publike sqaron dhe kërkon lirimin e këtyre ambienteve.

“Por kjo nuk e ka penguar policinë”, tha Spahia.

Top Channel