Sapo zbret rrugën kombëtare që të çon në Pogradec, është e pamundur mos të ndalesh në pikëndalesën e preferuar të çdo udhëtari.

Prej ku e para gjë që të shfaqet përveç liqenit 4-milion vjeçar është fshati Lin, me shtëpi e struktura nën faqet shkëmbore buzë ujit të ëmbël dhe peshkut të rrallë Koranit.

Ilnisa Agolli në kuadër të promovimit të 100 fshatrave, na sjell se çfarë ndodh sot aty. Si është jetesa e banorëve dhe çfarë ofron ky fshat turistik?

Një udhëtim që nga rrënojat e kishës paleokristiane, tek mozaiku i Linit që daton prej shek V, deri tek restorantet dhe, kishat dhe bujtinat që mund të vizitosh aty. Në Lin.

Në fshatin magjik të shpirtrave artistik.

Top Channel