Incidente në Devoll, reagon Basha: 30 qershori, varreza politike e Ramës. Kryemadhi: mos përçaj shqiptarët

16/06/2019 09:05

Mbështetës të PD dhe LSI u mblodhën përgjatë aksit nacional Korçë-Devoll, në pritje të kryeministrit Edi Rama.  Protestuesit kane qëndruar në fshatin Zemblak për mëse 3 orë dhe kanë hedhur shishe  dhe gurë në drejtim të makinave të eskortës së Kryeministrit.  

Nuk  kanë munguar as përplasjet fizike mes policisë dhe protestuesve

Pas këtyre zhvillimeve dhe ndërsa kryeministri po fliste në Korçë, nga Facebook  kreu i PD Lulzim Basha reagoi duke thënë se 30 Qershori është varreza politike e Edi Rames,  shokut të Avdylajve dhe bandave të krimit. “Shqiptarët janë ngritur në këmbë në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Boll më me Shqipërinë që duan vetëm ata! Tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve! Asnjë hap pas!”, përfundon mesazhi i Bashës me hashtag-un e  datë së protestës 21qershorit.

Nga e fjetja platforme përgjigje i ka dhënë Ramës edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi :-“Edi lëri shfaqet si arushi Silva, por hapi rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme! Mjaft u përpoqe të përçash shqiptarët”, shkruan Kryemadhi duke i përmendur se kush është munduar ta bëjë këtë sipas saj,  ka korrur një fund të tmerrshëm.

Top Channel