Greta Koçi përlotet në “E Diell”, kujton personin më të dashur për të

16/06/2019 15:09

Ditën e sotme, Greta Koçi ishte një nga të ftuarat speciale të emisionit ‘E Diell’ në ‘Top Channel’. Gjatë një interviste me moderatorin Edi Manushi dhe Fjoralba Ponari, këngëtarja shqiptare është kthyer pas në kohët e fëmijërisë dhe ka kujtuar momentet me personin e saj më të dashur, gjyshen.

“Si ka qenë Greta në fëmijërinë e saj? E urtë? Çapkëne?”, e ka pyetur Fjoralba, ndërsa Greta ia ka kthyer duke u shprehur kështu: “Kam qenë shumë llafazane, po e urtë. Nuk bëja piktura, apo rrëmujë, nuk kam qenë e tillë. Mami rrinte me një kamera gjithë kohës mbas meje, më lyente pak dhe gjithë kohës këndoja”.

Më pas, në monitor teksa u shfaq fotoja e saj me gjyshen, këngëtarja shqiptare zbuloi se kishte pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë me të dhe se ishte një nga personat më të dashur për të.

Me lot në sy, ajo pranoi se largimin nga jeta e gjyshes së saj e kishte përjetuar shumë keq, sidomos muajt e parë.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel