Një aksident i rëndë me vdekjen e një personi ka ndodhur në Tiranë. Si pasojë e aksidentit gjeti vdekjen shtetësja me iniciale F.S 70 vjeç.

Ajo po ecte në kembë kur u godit nga ambulanca me drejtues shtetasin me iniciale H.G. Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar në komisariatin e policisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi tek rruga Feri Xhajko pranë ish Restorant Durrësit. Sipas policisë, nga hetimet paraprake ishte humbja e kontrollit nga ambulanca shkak i aksidentit.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.

Top Channel