Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lushnjes, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Mësohet se dy të rinj janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin dhe më pas kanë nxjerrë armët.

Plumbat kanë prekur dy makina që ishin të parkuara në shëtitoren e qytetit, aty ku ka ndodhur edhe ngjarja.

Policia ka nisur kërkimet për arrestimin e personave të përfshirë në konflikt.

Top Channel