Stresi merr dhuratën e madhe për ditëlindje

15/06/2019 14:23

Mbrëmjen e djeshme, këngëtari Arkimed Lushaj i njohur me nofkën Stresi, nëpërmjet një postimi në Instagram ka dhënë lajmin e bukur për fansat, të cilët prej kohësh kanë pritur lirimin e tij nga burgu.

“Dhurata më e mirë që mora për ditëlindje ishte LIRIA”, shkruan Stresi në një postim në Instagram.

Ai shprehet se qëndron i pathyeshëm kundrejt sfidave dhe shprehet se këtë ditëlindje po e kalon me familjen, miqtë dhe të afërmit të cilët i qëndruan pranë në momentet më të bukura dhe në ato më të vështira.

Rikujtojmë se Stresi është arrestuar dhe ka qëndruar i burgosur që nga tetori i vitit të kaluar.

Top Channel