Shiten kitarat e Pink Floyd, në ankand kitara e David Glimour

15/06/2019 16:43

Koleksioni personal i kitarave të legjendës së rok ’n ’rollit, David Gilmour, kitarist, këngëtar dhe autor tekstesh i grupit Pink Floyd, kanë dalë në shitje në shtëpinë e ankandeve Kristi’s në qytetin e Nju Jorkut. Mes tyre, një kitarë akustike D-35 Martin, e 1969.

“Është një kitarë elektrike e jashtëzakonshme Fender Stratocaster, që i përkiste David Gilmour. Ai e ka përdorur atë në skenë dhe në regjistrime për rreth 40 vjet”, është shprehur kerry Keane, specialist i instrumentave muzikor.

Gilmour e kish blerë kitarën në Nju Jork dhe bëhet fjalë për një instrument unik. Kitara madje është përdorur edhe në regjistrimin e këngës ‘Wish you were here’ në 1975 dhe ekspertët thonë se ishte e preferuara e Gilmore.

Shtëpia e ankandeve Kristis, thotë se është e ekzaltuar nga koleksioni i mrekullueshëm që prezanton dhe pret të regjistrojë jo pak fitime.

Top Channel