Aurelio De Laurentiis ka ndërmend t’i kënaqë dëshirat e merkatos, trajnerit Carlo Ancelotti dhe ka urdhëruar drejtorin sportiv Giuntoli, që të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen për transferimin e sulmuesit meksikan Hirving Lozano.

Kështu napolitanët kanë arritur të sigurojnë akordin me futbollistin, i cili pritet të nënshkruajë për 5 vite, me një pagë prej 4.5 milionë eurosh në sezon, ndërsa klubit holandez të PSV-së i janë ofruar 50 milionë euro.

Kjo shifër pritet të bindë holandezët të pranojnë, ndërsa vetëm pasi të mbyllët me sukses kjo marrëveshje, napolitanët do të nisin negociatat me Realin e Madridit, për të vënë në dispozicion të Ancelottit, edhe fantazistin James Rodriguez.

Top Channel