Brazili e nisi me fitore Kupën e Amerikës pasi mundi 3-0 Bolivinë.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-0 ku Brazili sulmonte vazhdimisht ndërsa Bolivia qëndronte në mbrojtje.

Vetëm 5 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Brazili mori një penallti që u akordua nga sistemi VAR. Coutinho nuk gabon nga pika e bardhë dhe zhbllokon sfidën. Brazili vazhdon përsëri më sulmet e shpeshta dhe në minutën e 53 shënon përsëri me Coutinhon.

Në kohëm e mbetur Brazili administron lojën. Në minutën e 85 shënon Everton duke vulosur fitoren. Me këtë fitore Brzili është në kuotën e 3 pikëve i ndodhur në Grupin A bashkë me Bolivinë, Perunë dhe Venezuelën.

Top Channel