Huzinker nuk dorëzohet; 42-vjeçarja sfidon modelet e reja me veshjet e plazhit

15/06/2019 14:08

42 vjeçe, tre shtatzëni, por Michelle Hunziker nuk dorëzohet: prezantuesja e famshme italiane e kaloi me sukses provën e rroba-banjove!!

Michelle u shfaq super ne forme ne plazh këtë fillim sezoni veror, e madje me një kostum banje qe pjesën e poshtme e kishte “minimaliste”.

Hunziker nuk ka nevojë për jaht dhe palma që të duket aq joshëse sa kopertina e një reviste vendase ta pagëzonte si “Afërditën e 2019”-tës.

Por si e ruan kaq mire formën moderatorja e njohur?

Ajo nuk e ka probleme te tregoj se kujdeset shume me ushqimin. 6 ditë të javës është në dietë, ndërsa të dielën i lejon vetes një shkëputje nga rregullat.

Michelle përdor me bollëk zarzavate e fruta dhe pak karbohidrate; drekën dhe darken e mbush me proteina- mish të bardhë, vezë e djathë, ndërsa shmang konsumin e pijeve me gaz e sigurisht, ëmbëlsirave, të cilat megjithatë, ia lejon vetës në fundjave.

Nga ana tjetër, nuk heq dorë nga aktiviteti fizik, duke preferuar vrapin e se fundi, edhe pilates-in.

Top Channel