Mbi 40% e Grenlandës ka përjetuar një humbje të një sasie të lartë të akullit, e cila llogaritet të jetë më shumë se 2 gigatonë (një gigaton është i barabartë me 1 miliard ton).

Grenlanda është një ishull me sasi të madhe akulli dhe është tepër e pazakontë që akulli të shkrihet në mes të qershorit.

Kjo shkrirje “është e pazakontë, por jo e pashembullt”, sipas Thomas Mote, një shkencëtar kërkimor në Universitetin e Gjeorgjisë, i cili studion klimën e Grenlandës.

Mote shpjegoi se si dëbora dhe akulli shkrihen nga fleta e akullit të Grenlandës, sidomos në fillim të sezonit gjë e cila e bën më të lehtë për t’u shkrirë më vonë gjatë verës.

Top Channel