Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar shantazh politik dhe mediatik ndaj Shqipërisë publikimin e materialeve të dosjes 339 në gazetën gjermane, Bild.

“Pse nuk u çuan në gjyq provat dhe pse dolën pikërisht tani në Gjermani? Aty ku është zemra e BE dhe aty ku diskutimi për Shqipërinë do të bëhet në Parlament. Çfarë është kjo, luftë ndaj krimit? Është shantazh politik dhe mediatik që i bëhet vendit tonë”, deklaroi Rama nga Korça.

Duke akuzuar opozitën se kërkon të nxijë imazhin e Shqipërisë në Evropë në mënyrë që të mos hapen negociatat, Rama tha se ky veprim nuk bëhet prej tyre “sepse janë antishqiptarë, por sepse halli i tyre është aq i madh sa që nuk pyesin sa për Shqipëri dhe as për popull.”

Sa i përket vendimit të Ilir Metës për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale, Rama tha se “argumentat e presidentit ishin filxhani që i ka lexuar fallxhorja (Monika Kryemadhi) në mëngjes.”

Top Channel