Është zyrtarizuar tashmë trajneri i ri i Partizanit.

Franko Lerda do udhëheqë të kuqtë për sezonin e ardhshëm. Prezantimi i italianit do bëhet javën e ardhshme.

Franko Lerda nënshkroi kontratë një vjeçare më kampionët në fuqi. Kontrata e nënshkruar është me të drejtë rinovimi. Italiani 51 vjeçar ka një karrierë të pasur si futbollist dhe si trajner.

Ai ka qenë një sulmues i cili ka luajtur me ekipe të njohura në Itali ku mund të përmendim: Breshia, Kievo, Cezena, Katania, Torino dhe Napoli.

AI ka drejtuar edhe ekipe me emër në Itali siç janë: Sasuolo, Krotone, Lece dhe Torinon.

Top Channel