FOTO ILUSTURUESE

Dy aksidente me pasojë vdekjen e dy personave kanë ndodhur në 24 orët e fundit në kryeqytet.

Policia, teksa nuk jep detaje për aksidentet, bën me dije se janë arrestuar edhe dy drejtuesit mjeteve të përfshirë në këto 2 aksidente.

E.,Q, 22 vjeç banues në Tiranë, si dhe G.,B., 41 vjeç po banues në Tiranë, janë dy të arrestuarit nga dy aksidentet.

Konkretisht:
Arrestimi i shtetasit E.,Q u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Volswagen”, në rrugën “Asim Vokshi”, ka aksidentuar shtetasin S.,SH ku si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Ndërsa shtetasi G.,B duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur në rrugën e “Dibrës” ka aksidentuar po me pasojë vdekje shtetasin G., M.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Top Channel