“Premier League” sezoni i ri nis me United-Chelsea

13/06/2019 22:02

Futbolli anglez ka përcaktuar menjëherë kalendarin e sezonit të ri dhe starti i këtij kampionati do të jetë vërtet i zjarrtë pasi që në javën e parë shorti ka përcaktuar një super ndeshje; atë mes Manchester United dhe Chelseat sfidë që do të luhet në Old Trafford.

Ndërsa kampionët e Manchester City do të nisin sezonin e ri me sfidën ndaj West Hamit në fushën e këtij të fundit. Skuadra kampione e Evropës, Liverpooli do të luajë në javën e parë të kampionatit anglez me Norwich që këtë sezon u ngjit në Premier League së bashku me Sheffield United që do të luajë në fushën e Bournemouth dhe Aston Villën që do të luajë në Londër ndaj Tottenhamit. përsa i përket skuadrës tjetër londineze, Arsenali, do të luajë në transfertë në javën e parë ndaj Newcastle

Do të jetë pikërisht sfida e Anfieldit mes Liverpool dhe Norwich e 9 gushtit ajo që do të hapë sezonin e ri në Premier League ku shpresohet sërish për një rivalitet mes skuadrave për të parë akoma më shumë spektakël në futbollin e vendit ishullor

Top Channel