Ka përfunduar mbrëmë pelegrinazhi në kishën e Shën Ndout në Laç. Janë 13 të marta që respektohen nga besimtarët për të mbërritur deri në ditën e Shna Ndout. Pelegrinë të shumtë i janë drejtuar këtij vendi të shenjtë për të gjetur ngrohtësi shpirtërore, duke drejtuar lutjet e tyre për qetësi, shëndet, harmoni dhe begati.

Njerëz të të gjitha moshave besimeve fetare dhe trevave shqiptare ishin mbledhur në Kishën e Shna Ndout në Laç. Pas pelegrinazhit te kryer per 12 te marta rresht ata grumbullohen në këtë vend të shenjtë për të kaluar natën mes 12 dhe 13 qershorit, datë që shënon edhe kulmin e kësaj ngjarjeje.

Njerëz që besojnë në fuqitë çudibërëse të Shna Ndout apo Shën Antonit te Padovës, një shenjt shumë i vlerësuar jo vetëm në katolicizëm, tregojnë se në këtë vend janë bërë mrekulli.

Njerëz janë shëruar jo vetëm nga probleme fizike, por edhe mendore. Ka njerëz që luten që një fejesë, martesë apo një shtatzëni të shkojë mbarë. Ka që luten për zgjidhjen e një konflikti familjar apo shoqëror.

Ndezja e një qiriri, thonë besimtaret, ushqen shpresën se e nesërmja do të jetë më e mirë.

Top Channel