Për kryeministrin Edi Rama, Presideneti Ilir Meta ka kryer një akt të paprecedentë në hitorinë botërore.

Ai e rradhiti atë, në grupin e tyre që janë kthyer në frontin kundër çeljes së negociatave.

Rama është i bindur për nisjen e procedures së shkarkimit të Metës, por ai e paralajmëroi atë sërish në mitingun elektoral të Divjakës.

“Frika nga zgjedhjet, por akoma më keq, tmerri nga reforma nga drejtësi dhe paniku nga përshkallëzimi i reformës në drejtësi me çeljen e negociatave, ka bërë që ata të kthehen në një front kudnër çceljes së negociatave. Akti i fundit i Ilir Metës e ka zbardhur plotësisht të gjithë planin dhe na ka dhënë të kuptojmë se ku fle tamam lepuri”, u shpreh kryeministri.

Ndërsa në Lushnje Rama ironizoi ashpër presidentin dhe bashkëshorten e tij.

Një grup simpatizantesh të opozitës kërkuan të bëjnë një antimiting në Lushnjë, por policia kishte marrë masat për të patur situatën në kontroll.

Top Channel