Matia Rizallari, 17-vjeçari i cili prej 4 ditësh ishte shpallur i humbur, është gjetur i pajetë sot në mëngjes rreth orës 5:40 pranë Urës së Dragotit.

I riu nga fshati Bedyqas i Këlcyrës sipas familjarëve kishte shkuar për t’u larë në lumë me një shok por nuk u kthye më.

Familjarët dyshojnë se ngjarja mund të jetë një vrasje.

Policia ka ndaluar për të marrë në pyetje por edhe në cilësinë e të dyshuarit një 25 vjeçar, shok i viktimë s që e shoqëronte ditën e largimit.

Pritet të shoqërohen për t’u pyetur edhe të rinj të tjerë që kishin dijeni për marrëdhëniet mes tyre.

Top Channel