Kapiteni i Shqipërisë, Elseid Hysaj duket sikur nuk do të vazhdojë më me ekipin e Napolit.

Hysaj nuk është i kënaqur më minutazhin që trajneri i Napolit, Carlo Ancheloti i ka dhënë atij sezoni që kaloi. Kjo ka bërë që Hysaj të shikojë për një ekip të ri.

Jo pak janë skudrat që po interesohet për shkodranin. Nga Seria A të interesuar janë Juventus dhe Inter. Më interes ka shfaqur Atletiko Madrid.

Fillimisht Napoli kërkoi vlerën e klauzolës, plot 50 milion euro, por angazhimi i paktë i tij gjatë këtij sezoni bërë që presidenti i Napolit, De Laurentis të kërkojë 30 milion euro.

Por sipas spanjolles AS Atletiko Madrid i ka ofruar Napolit 15 milion euro. Kjo shifër duket shumë e ulët për Napolit i cili kërkon më shumë. Priten zhvillime të mëtejshme rreth marrëveshjes.

Top Channel