Lista e të ftuarve për dasmën e Sergio Ramos do të jetë e mbushur me yje. Por ajo që vihet re është se kapiteni i Real Madrid nuk ka ftuar ish-shokun e ekipit Cristiano Ronaldon.  

Ramos  po martohet me prezantuesen e televizionit, Pilar Rubio në katedralen e famshme të Seviljes këtë fundjavë.

David Beckham dhe gruaja Viktoria do të jenë të pranishëm në këtë dasmë, ashtu siç është edhe rivali i tij i Barcelonës, Gerard Pique me partneren e tij afatgjatë Shakira.

Sipas Marca-s, Ramos dhe Rubio kanë ftuar 500 mysafirë, në atë që po shihet si një konkurrente për të qenë “dasma e vitit” në Spanjë.

Mungesa e Ronaldos raportohet të rrjedhë nga një hatërmbetje mes dy lojtarëve, pasi ky i fundit u largua nga klubi verën e kaluar për t’u bashkuar me Juventusin.

Dasma do të jetë e mbushur me një mori fytyra të njohura, duke përfshirë menaxherin e Real Madridit Zinedine Zidane dhe presidentin e klubit Florentino Perez.

Shpresohet se ish-portieri i Real Madridit, Iker Casillas është në listën e të ftuarve, por pjesëmarrja e tij nuk është konfirmuar pas sulmit të zemrës që pësoi së fundmi.

Top Channel