4 lojtarë për ekipin A, Bushi shmang ‘tradhtinë’ të U-21

13/06/2019 20:27

Për ndeshjen ndaj Turqisë si dhe miqësoret kundër Uellsit, por mbi të gjitha për përgatitjet e lojtarëve që do të furnizojnë kombëtaren A, trajneri i përfaqësueses.

Shpresa dha shpjegimet e tij në publik, duke i shoqëruar me doza optimizmi. Impenjimet e fundit koinciduan në finalen e sezonit por pavarësisht lodhjes fizike, Alban Bushi u shfaq i kënaqur.

“Jam i kënaqur me rezultatet, por mbi të gjitha nga impenjimi i grupit, sepse sakrifikuan në një fund sezoni të lodhshëm. Golat që pësojmë janë për gabime naive. Bullari është shqiptar dhe nuk ka arsye pse të shkojë te Greqia.”

Përballë rrezikut për të vuajtur eksodin e lojtarëve si në rastin e Durmishaj në kombëtare të tjera, kohët e fundit është lakuar emri i talentit Bullari. por Bushi shmangu tradhtinë te kuqezinjtë e vegjël.

Tekniku i përfaqësueses Shpresa vlerësoi kategorinë Superiore si një kampionat që ka nisur të prodhojë emra për ekipin, ndërsa tha se talente si Broja apo Bullari, shpejt mund ti shohim me kombëtaren e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja.

Top Channel