Ekspertët sugjerojnë që të minimizoni në maksimum dritën gjatë kohës që shtriheni për të fjetur. Sipas tyre, të fjeturit me një dritë ndezur ose duke parë televizorin apo telefonin, i shton shanset për të qenë obezë.

Në SHBA u morën në studim rreth 44.000 persona dhe u analizuan zakonet e tyre të gjumit. Ata që nuk flinin dot pa një dritë ndezur rezultuan më të shëndoshë sesa të tjerët.

Shanset që në vazhdimësi të bëheshin obezë ishin të paktën 33 %. Rreth 17 % e atyre që nuk bënin një gjumë të rregullt, për shkak të dritës, mund të shtonin mesatarisht rreth 11 kg në një kohë të shkurtër.

Kjo ndodh sepse drita ndikon drejtpërdrejt në hormonet që lidhen me aktivitetin fizik dhe bën që ushqimet të treten me më shumë vështirësi në stomak. Një teori tjetër tregon se drita gjithashtu mund të shkaktojë lirimin e hormoneve të stresit që kontribuojnë në shtimin e peshës.

Studiuesit i bëjnë apel prindërve që të mos i mësojnë fëmijët që të flenë me dritë ndezur sepse kjo gjë do të ndikojë në shëndetin e tyre në të ardhmen. Sipas statistikave, dy në tre të rritur në Mbretërinë e Bashkuar janë mbipeshë.

Top Channel