Vjen “Frozen 2”/ “Sekreti i Arendelle” do të shfaqet këtë vit

12/06/2019 12:57

Tisi i misterit mbi “Frozen 2 – Sekreti i Arendelle”, po largohet ngadalë: filmi i shumëpritur nga vogëlushët në mbarë globin del në kinematë botërore në fund të nëntorit, por traileri i tij dhe posteri zyrtar janë shpërndarë tashmë.

Kolona zanore e filmit i  është besuar sërish kompozitorëve të talentuar, shpërblyer me një çmim Oskar, Kristen Anderson-Lopez e Robert Lopez. Aventura e madhe e mbretërisë  nisi në 2013-ën me suksesin e jashtëzakonshëm të “Frozen – Mbretëria e Akullit”.

Filmi fitues i dy çmimeve të  Academy Award si filmi më i mire i animuar, e mori dhe vlerësimin për këngën më të mire origjinale (“Let It Go” ), akoma edhe sot është ai që grumbullon nivelin më të madh të të ardhurave në rang global për në film të animuar me metrazh të gjatë.

Prodhimi i Walt Disney do ta shohë mbretëreshën Elsa, motrën e saj Anna, Kristoffin, Olafin dhe Svenin t’i hyjnë një rrugëtimi të gjatë përtej kufijve të vendlindjes së tyre, Arendelle me qëllimin të zbulojnë origjinën e fuqive të jashtëzakonshëm të Elsës për të krijuar akull dhe për të shpëtuar në fund, mbretërinë e tyre.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel