Gazetari rus i cili u arrestua para pak ditëve nën akuzat për shitje droge është liruar sot.

Ivan Golunov doli sot nga stacioni i policisë i përlotur kur pa që kishte një publik të gjerë që e priste jashtë. Shumë gazetarë dhe qytetarë u mblodhën para stacionit të policisë ku mbahej Golunov për të treguar mbeshtetje ndaj tij.

Gazetari investigativ i përlotur tha se do vazhdojë me investigime të tjera dhe kjo ngjarje do i shërbejë si motivim për të vazhduar më tej.

Ministri i Brendshëm i Rusisë, Vladimir Kolokoltsev tha se akuzat ndaj gazetarit nuk u vërtetuan dhe se një hetim ndërkombëtar është nisur për rastin.

Top Channel