“Uber Air” për herë të parë pritet që të mbushë zbrazëtirat e taksive ajrore, apo të thënë ndryshe futuriste.  Më parë, Uber kishte ndarë dizajnet dixhitale të prototipit të automjetit, por tani automjetet po i afrohen ngritjes.

Si pjesë e zbulimit, ky test do të zhvillohet vitin e ardhshëm. Nuk është ende e qartë se sa një udhëtim “Uber Air”, do të kushtojë, por thuhet se do të jetë më i lirë se sa një udhëtim me helikopter.

Uber njoftoi gjithashtu se pret që platforma e transportit ajror,  të jetë në dispozicion të qytetarëve në fund të 2023, pas testimeve që do të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Fluturimet e para parë të taksisë “Uber Air” do të nisë në Dallas, Teksas si dhe në Los Anxhelos, përpara se të dalin në zona të tjera në të ardhmen.

Uber dha vështrimin e tij të parë të automjetin në konferencën e vet, të taksive fluturuese “Uber Elevate” në Uashington, DC, e cila filloi dje dhe zgjat deri të mërkurën.

Për pjesën më të madhe, “ Uber Air”  duket mjaft i ngjashëm me një helikopter tradicional nga brenda.

Megjithatë, mungojnë disa nga elementët tipikë që konsumatorët mund të presin nga automjetet e udhëtimit ose aeroplanët.

Taksia ajrore do të mbajë 4 pasagjerë dhe fluturimet nuk do të kenë ndërpreje, por shkojnë direkt në destinacion.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel