Njihuni me të rejat më të fundit nga bota e madhe e tregut të futbollit, ku ofertat apo zërat për transferime lojtarësh nuk mungojnë asnjëherë.

E mërkurë, 12 Qershor

Real Madrid nuk ndalet, synon Pogba-n

Real Madrid nuk po ndalet në këtë merakto. Pasi nënshkroi belgun Eden Hazard, Real ka një tjetër objektiv në Premier League. Francezi Paul Pogba është në orbitën e Real Madrid. ‘Los Blancos’ mund të përfitojnë nga pakënaqësia që ka Pogba me Manchester United.

De Light pranë Juventus

Ylli i Ajax, De Light duket se po e tradhton Barcelonën. Në finalen që Portugalia luajti kundër Hollandës në Nation League u pa edhe një bisedë mes Ronaldos dhe De Light. Portugezi i ka bërë ftesë ylli hollandez ti bashkohet Juventus.

Hysaj shkon drejt Atletiko Madrid

Hysaj duket gjithnjë edhe më larg Napolit. Shkodrani nuk është aktivizuar shumë nga Ancheloti . Situatën po e monitoron Atletiko Madrid pasi mbrojtësi i djathtë Arias nuk ka dhënë shumë siguri, ndërsa për Juanfran është problem mosha e madhe e cila nuk po e lejon të kapë nivele të larta. Edhe Chelsea kërkon Hysaj pasi trajneri Sarri kërkon të punojë përsëri më shqiptarin.

Strakosha drejt Premier League-s

Strakosha ka shumë mundësi që sezonin e ardhshëm ta luajë në kampionatin anglez. Gardiani shqiptar ka bërë një sezon fantastik duke ngjallur interesin e klubeve më të mëdha. Tottenham ka shfaqur interes për Strakoshën qe më herët por tani në garë për Strakoshën është futur edhe Arsenal.

Top Channel