Përparim Sulkaj është njëri nga ish- bashkëpronarët e Spitalit Gjerman. Viti 2016 shënoi probleme të mëdha financiare për ta, për këtë arsye për të shpëtuar biznesin, trokasin në derën e Nadir Çaushollit ku i marrin para borxh.

“Më 26 korrik më vjen im vëlla dhe më thotë kam qenë tek Nadir Çausholli në burgun 302 dhe kam biseduar më atë që mund të në ndihmojë financiarisht dhe do garanci 50% të Spitalit Gjerman. E autorizoj Lefter Sulkajn ( vëllain ) se isha dhe administratori i firmës “ Sulkaj” që të kryente veprimet me z.Nadir. Dhe i them vëllait si është problemi? Më tha i kemi marë Nadirit 2 milion e 250 mijë euro, nga këto 750 mijë euro ja kanë kthyer mbrapa pa letra (interesi huasë) dhe tani duhet ta shlyejmë përsëri për 2 milion e 350 mijë euro”, thotë Përparim Sulkaj.

Përparim Sulkaj tha se për të fituar besimin e Nadir Çaushollit e bënë atë aksioner të firmës farmaceutike “SULKAJ”.

“Në 2017 takohem me z.Nadir dhe thotë: ” Ti je aksioner 40% tek firma “SULKAJ” , unë më vëllain tënd kam rënë dakord që të gjitha ilacet që do t’i importoni do të mi sillni mua, por kam merak tha se t’i mund të shesësh pjesën tënde.“

“Atëherë i them t’i 50% të SPITALIT GJERMAN i ke si garanci me qenë se ti ke merak urdhëro e shkojmë tek noteri ku bëjmë një akt marrëvesje që ilacet që do të importojmë do tja çojmë z.Nadir dhe lekët që do të fitojmë do paguajmë bankat”, thotë ai.

Të gjitha ilaçet që do të importoheshin nga firma Sulkaj apo dhe bashkëpunëtorët e tij si adresë kishin depon e farmaceutike CFO Farma të Nadir Çaushollit.

“Për këtë bëj një marrëveshje treshe Grand Farma- Sulkaj – CFO Farma, tek importi i parë ne ia cuam ilacet. Bëjmë një import tjetër në fund të dhjetorit dhe ky import i shitet me 1\3 e shumës z.Nadir nga Grand Farma na anashkalon ne. Kjo u bë me qëllimin e vetëm që ne të dilnim debitor ndaj z.Nadir dhe ai të merte Spitalin Gjerman.”, shprehet Sulkaj.

Përparim Sulkaj në vitin 2018 përfundon në burg, ku akuzohet për mashtrim ndaj Nadir Çaushollit.

“Më heq mua nga administrator pa më lajmëruar pa më thënë gjë fare. Në qershor të 2018 vijnë organet tatimore për kontroll se brenda firmës hapi 4 nipte z.Nadir dhe këtë mendoi se e kisha bërë unë për inat. Të nesërmen më arrestojnë për mashtrimin që unë i kisha bërë z.Nadir. Sot e 8 muaj nuk e kuptova se për çfarë e mashtrova atë”, thotë ai.

Brenda një harku kohorë 2 vjeçar, Nadir Çausholli arrin të bëhet pronar i Spitalit Gjerman. Ndërkohë lufta ndërmjet familjes Sulkaj dhe Çausholli vazhdon në sallat e gjyqeve.

” Spitali Gjerman u shit dhe e mori po Nadiri dhe një aksioner tjetër dhe e bukura është se vazhdon po me emrin Spitali Gjerman kur ka marrë një licensë tjetër”, thotë ai.

Top Channel