Pushimet me fëmijët mund të kenë edhe të papritura, ndaj specialistët japin disa këshilla të vyera organizimi.

48% e italianeve udhëtojnë me fëmijë nën 12 vjeç, e më shume se gjysma e tyre thonë se nuk e kanë të lehtë. Për këtë arsye, nuk është çudi që mjaft prindër preferojnë hotele apo resorte, të cilat ofrojnë edhe mjedise kushtuara të miturve.

E ndërsa i kujtohet se gjeja e parë që duhet të bëjnë kur nisen me fëmijë për udhëtime jashtë vendit është të kujdesen për dokumentet, këshilla tjetër për prindërit është t’i programojnë mirë lëvizjet dhe zgjedhjen e destinacionit.

Por paska dhe diçka tjetër që prindërit mund të bëjnë për t’ua lehtësuar akoma më shumë rrugëtimin edhe të vegjelve të tyre: t’i kthejnë në pjesëmarrës të kësaj të ashtuquajture aventure, duke i ngarkuar detyra apo përgjegjësi të lehta të cilat t`i bëjnë të ndihen si të mëdhenj.

Kështu, këshilla për familjet në raste të tillë është t’i përfshijnë dhe fëmijët në përgatitjet e itinerarit, t’u besojnë atyre mbushjen e ndonjë çante e mbase t’i nxisin edhe për të mbajtur ndonjë ditar të vogël udhëtimi.

Top Channel