Prokurori i Krimeve të Rënda, Vladimir Mara ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit  ku u hetua sipas 3 kritereve; atë të pasurisë, pastërtisë dhe figurës së aftësive profesionale.

Mara është prokurori i dosjeve “339” dhe kandidat për t’u bërë pjesë e  Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Kundër Krimit të Organizuar.

Relatimi i KPK

Mara ka qenë: OPGJ në Korçë nga 2000-2003. Në janar 2004-2008 ka kryer mbajtur postin si OPGJ tek Krimet e Rënda, ndërsa në harkun kohor 2008-2016, ka qenë prokuror në Durrës. Që prej vitit 2016, ka mbajtur postin e Prokurorit tek Krimet e Rënda.

Për pasurinë, ILDKPKI, ka dorëzuar një raport me konstatimin se, deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Nuk ka fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë. Nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.

Kursimet e tija dhe të bashkëshortes janë në vlerën 950 lekë. KPK thotë se subjekti dhe bashkëshortja kanë burime për ta justifikuar këtë kursim.

Sipas vlerësimit nga Komisioni vlera ka një kosto prej 12 mln lekë. Pasuria është krijuar nga babai i subjektit, ndërsa Mara është kontribuues në një pjesë të caktuar.

Në lidhje me të ardhurat, subjekti ka paraqitur dokumentacion për pagesat dhe transfertat e kryera nga vëllezërit e tij në Angli dhe Greqi, dërguara babait të tij.

Subjekti i ka dhënë babait 1 mln lekë kontribut. KPK vlerëson se ka pasur mundësi.

– automjet “Mercedes” e vitit 2001 me vlerë 600 mijë lekë. Subjekti deklaron se 477 mijë lekë i ka siguruar nga dëmshpërblimi i një kompanie 477 “I sha” për dëmtimin e një mjeti tjetër në vitin 2011 “Land Rover”, që e ka pasur në përdorim. Shuma tjetër prej 200 mijë lekësh është kursim nga pagat.

Për automjetin “Land Rover” me targa angleze, i dhënë në përdorim nga kushëriri i tij. Komisioni çmoi se shtetasi D.M. (ish pronari i makinës) merr statusin e personit të lidhur.Subjekti ka paraqitur dokumentacion shpjegues.

– kredi konsumatore për blerje pajisjesh elektro-shtëpiake 77 mijë lekë. Kjo dhe 3 të tjera me 200 mijë lekë në total nuk janë deklaruar në ILDKP.

Në 2010-2015 subjekti ka pasur të ardhura për t’i shlyer.

 Për figurën

DSIK vlerëson të përshtatshëm Marën për vijimim e detyrës.

Për aftësitë profesionale

KLP ka përcjellë raport pozitiv për Marën.

KPK hetoi mbi problematiken e hasur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ajo e Tiranës për ekstradimin e Nezar Seitit.

Pra kandidati për në SPAK del i pastër në të tre drejtimet

Top Channel