Një tjetër operacion antidrogë është zhvilluar nga policia mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Burime për Top Channel raportojnë se pas një hetimi disa mujor të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krujës, rreth orës 20:00 të së martës, është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i pesë personave.

Operacioni policor ka ndodhur në momentet që të arrestuarit po shkëmbenin lëndën narkotike. Në pranga kaun rënë shtetasit Aurel Tema, Gilmando Bami, Edvin Zalla banues në Fushë Krujë, Elvis Qoku dhe Xhilion Xhemoari, banues në Tiranë.

Thuhet se policia ka sekuestruar një sasi lënde narkotike, telefona celulare dhe automjet. Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për të zbuluar emrat e personave të tjerë, të përfshirë në mbajtjen dhe tregtimin e lëndëve narkotike.

Top Channel