Rreth 36 mijë maturantë në gjithë Republikën e Shqipërisë dhanë sot provimin e Gjuhë-Letërsisë.

Të radhës janë ai i matematikës dhe lënda me zgjedhje, përkatësisht me 17 dhe 24 qershor.

Rreth orës 12.30 maturantët dolën njëherësh nga klasat ku dhanë provimin e dytë pas atij të Gjuhës së Huaj më 7 qershor.

Përfaqësues të Zyrës Arsimore kontrolluan ambientet e shkollave një ditë më parë, ndërsa policia mori në dorëzim ambientet 24 orë para se të niste provimi.

Mjet identifikimi, një laps e një stilolaps janë sendet që u lejohen maturantëve gjatë provimeve të maturës.

Top Channel