Milan me sytë nga CAS/ Por “ankthi” vazhdon gjithë verën

12/06/2019 19:12

Shkelja e rregullave të Fair Play Financiar e ka çuar çështjen e Milanit në gjykatën e Arbitrazhit sportiv por kush priste një zgjidhje të shpejtë në kampin kuqezi, do duhet të mbetet në ankth thuajse gjithë verën.

Nga togat e zeza të Lozanës nuk ka asgjë në kalendar të paktën deri në 14 Gusht, madje në KAS nuk mendojnë thuajse fare as për ekipin italian dhe as
për Mancester Sitin, një tjetër gjigant futbolli që ka trokitur për drejtësi.

Bilancet e klubit të futbollit në serinë A nuk ishin aspak inkurajuese dhe për këtë sezonin e kaluar UEFA kishte vendosur të përjashtonte Milanin me një vit, diçka e cila më pas u ngri nga ana e Arbitrazhit.

Në fokus janë shpenzimet dhe shitjet për periudhën 2014-17 por duket se vendimi i Lozanës do të vijë në sezonin në vazhdim.

Në muajin dhjetor UEFA kishte aplikuar të tjera limite për Milanin me një gjobë 12 milionë Euro, kufizim deri në 21 lojtarë për listën e kupave të UEFA-s për të paktën dy vjet. Këtyre iu shtuan përjashtimi automatik nëse klubi kuqezi dështonte të barazonte bilancet.

Ekipi i San Siros është kualifikuar në Europa Lig, pasi dështoi në objektivin e madh të Champions, por edhe ky turne, është në rrezik për shkak të financave.

Top Channel