Kthehen Aldo, Giovanni e Giacomo; Nisin xhirimet e filmit “e urrej verën”

12/06/2019 14:11

Në 17 qershor, nisim xhirimet e filmit tonë të ri “E urrej verën”, regjia nga Massimo Venier, tamam si ne kohet e vjetra, jeni të kënaqur? Stay tuned!” !!!përmes një mesazhi ne rrjetet sociale, Aldo, Giovanni e Giacomo njoftuan rikthimin e tyre në skenën kinematografike dhe fillimin e një aventure të re që do ta shohë sërish treshen e famshme të humorit Italian të bashkojë forcat me regjisorin Venier.

Pas një pauze të gjatë, aktorët e humorit, që kanë rrëmbyer zemrat e publikut të fqinjit tonë përtej Adriatikut, por që kanë adhurues plot edhe në Shqipëri, vijnë kështu sërish pas një distance kohore prej 3 vjetësh nga filmi i tyre i fundit, “Fuga da Reuma Park”. Ideja që do t`i shohin edhe një herë bashkë, i ka çuar fansat vendas të treshes në delir.

Aldo, Giovanni & Giacomo konsiderohen sot si tre prej komedianëve më të suksesshëm dhe të njohur sot ne Itali. Humori i tyre, i cilësuar “tipik milanez” përfshin skena që e marrin shtysën nga ide të thjeshta, por që më pas zhvillohen, duke u përqendruar shpeshherë në dallimet e stereotipeve mes veriut dhe jugut të Italisë.

Top Channel