Shkencëtarët kanë zbuluar kokën e një ujku të madh të epokës së akullnajave. Kafsha e egër ka ende dhëmbë dhe lëkura është e mbuluar nga qimet, sikur të kishte ngordhur dy ditë më parë. Shkencëtarët kanë dalë në konkluzionin se koka është 40 mijë vjeçare.

Bisha, me trurin e saj të paprekur u gjet e ruajtur në nëntokën e ngrirë, në rajonin e Yakutia në Siberi.

Koka është sa dyfishi i madhësisë së kokës së pasardhësit të tij modern, ujku gri.

Ajo u zbulua mbi Rrethin Arktik nga Pavel Efimov në verën e vitit 2018, pranë lumit të largët Tirekhtyakh, por gjetja u zbulua vetëm tani.

Shkencëtari rus, Dr Albert Protopopov, tha: -“Ky është një zbulim unik i mbetjeve të para të një ujku të ngordhur ku indet e tij janë ruajtur plotësisht. Ne do ta krahasojmë atë me ujqërit e sotëm, për të kuptuar se si ka evoluar kjo specie dhe do të rindërtojmë pamjen e tij”.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel