Në fshat, nga gjyshërit, në kamp veror, apo gjithë ditën në shtëpi. Këto janë mënyrat se si fëmijët do t’i kalojnë pushimet verore. Këto ditë të para të pushimeve, nëpër rrugë të zë syri fëmijë të shoqëruar në pjesën më të madhe nga gjyshërit.

“Kamp veror tek liqeni, neper pishina, kështu do t’i kaloj pushimet”, thotë një vajzë.

“Fshat, nga daja, kamp veror, ne pishine, kjo është vera ime” thotë një djalë i vogël.

Rritja e temperaturave ka bërë që këndet e lojërave afër pallateve të boshatisen në orët e vapës e fëmijët përpiqen të shfrytëzojnë ato pak vende me ujë për t’u freskuar.

Prindërit ankohen se janë gjithë ditën në punë, ndërsa kurset apo kampet verore private janë të kushtueshme.

Top Channel