Foto ilustruese

Një 24 vjeçar nga Elbasani ka aksidentuar me makinë një 35-vjeçar në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

35-vjeçari i aksidentuar me iniciale V.B është banues në Ukrainë dhe sipas informacioneve të policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Elbasan / Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, shtetasi A.O., 24 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin V.B., rreth 35 vjeç, banues në Ukrainë i cili është transportuar në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ponon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Top Channel