Dukej si një vrasje e thjeshtë, pastaj policia mësoi për kultin e alienëve

12/06/2019 09:37

Mëngjesin e 15 korrikut 2017, në numrin 911 mbërriti një telefonatë për të raportuar një krim. “I dashuri im ka një armë”, i tha Barbara Rogers operatorit nga një banesë në Coolbaugh Township, Filadelfia. Më vonë raportoi :-“Ai më tha që ta mbajë armën dhe të shkel këmbëzën e saj. Oh Zot! Ai është i vdekur”.

Pas kësaj telefonate, 32-vjeçari Stiven Mineo u gjet i vdekur me një plagë plumbi në ball. Rogers u arrestua dhe u akuzua për vrasjen e të dashurit të saj.

Por prapa asaj që u shfaq për herë të parë si krim i  thjeshtë në familje, hetuesit gjetën shpejt një histori të çuditshme, që përfshinte një kult jashtëtokësorësh që kishte përfshirë çiftin Rogers dhe Mineo.

Kur gjyqi i saj nisi në mars, gruaja pretendoi në Gjykatë se çifti kishte pasur një mosmarrëveshje me liderin e kultit, i cili predikon teoritë e konspiracionit të alienëve, interpretimin apokaliptik biblik dhe paralajmërimet në lidhje me jashtëtokësorët “reptilian” që jetojnë fshehurazi si njerëz.

Rogers pretendonte se ishte e shqetësuar. Mineo kishte vendosur armë në duart e saj dhe e detyroi që të shkelte këmbëzën. Ajo tha se nuk e dinte që arma ishte e mbushur.

Prokurorët u përpoqën të zhvendosin elementet e botës tjetër. Në fund, juria shpalli fajtore 44-vjeçaren, duke e dënuar 15-40 vjet burg.

Familjarët e viktimës nuk mbetën të kënaqur me masën e dënimit. Çifti ishte anëtar i një kulti që pretendojnë se pjesëmarrësit janë jashtëtokësorë. Ai drejtohej nga Sherry Shriner. Gjatë një interviste të dhënë në korrik të 2017, ajo mohoi që të ishte udhëheqëse e kultit, ndërsa pretendoi se Rogers ishte vampire.

Rogers dhe Mineo në fakt ishin shfaqur si ndjekës të faqes së drejtuar nga  Sherry Shriner, e cila në websiten e saj, e quan veten Shërbëtore, Profete, Ambasadore, Bijë e Dërguesit të Zotit më të Lartë. Shrines beson se “Rendi i Ri Botëror” po kërcënon njerëzimin, një konspiracion i keq, i mbuluar nga të huajt dhe qeniet e tjera të këqija.

Konflikti në çift ka filluar kur Rogers shkroi mesazhe në Facebook duke folur për dëshirat e saj për mishin e kuq dhe preferencën për biftekë jo të pjekur mirë. Shriner besonte se mishi i kuq ishte një shenjë se një person ishte në fakt reptil. “Ka vetëm disa lloje të njerëzve që vdesin për mish të gjallë, sepse ata dëshirojnë gjakun”.

Top Channel