Tutankhamun në ankand, Egjipti përpiqet të bllokojë shitjen

11/06/2019 17:35

Autoritetet egjiptiane po përpiqen të ndalojnë nxjerrjen në ankand të një statuje të Tutankhamunit në shtëpinë e ankandeve Kristis, në Londër, muajin e ardhshëm, pas shqetësimeve të ngritura se ndoshta ajo mund të jetë vjedhur nga tempulli Karnak në Luksor.

Statuja, një kokë e faraonit të ri, që e portretizon si zoti i lashtë Amun, parashikohet të arrijë një vlerë prej rreth 6 milionë eurosh në ankandin e 4 korrikut. Por zyrtarët egjiptianë, i kanë kërkuar Kristis të provojë që statuja ka dalë nga vendi në mënyrë të ligjshme.

Statuja, 28.5 cm e gjatë, është më shumë se 3 mijë vjeçare dhe sipas listimit të Kristis ajo shpalos forcë dhe qetësi. Sipas Kristis, krahasime të ngjashme të Amun me tiparet e Tutankhamunit janë gdhendur për tempullin e Karnakut në Egjipt. Zyrtarët egjiptianë druajnë se statuja është marrë nga kompleksi i Karnakut, një sajt i lashtë në qytetin jugor të Luksorit.

Top Channel