Ilir Meta tha se nuk e kupton përpjekjen e mazhorancës për ta shkarkuar nga posti i presidentit për sa kohë ai e ka vetofruar më parë dorëheqjen nga detyra, nëse ky vendim do të ndihmonte në zgjidhjen e krizës.

“Nëse u intereson zgjidhja e krizës, unë jam i gatshëm, hajde zgjidhim krizën dhe unë dorëhiqem”, u shpreh presidenti Meta.

Ai theksoi se zgjedhjet lokale në Shqipëri do të zhvillohen në një datë të mëvonshme, por pa dhënë një afat kohor. Sipas presidentit, Kushtetuta e Shqipërisë nuk e përcakton datën për zgjedhjet dhe kush e pretendon këtë nuk ka lexuar versionin e duhur të Kushtetutës.

Meta ripërsëriti se vendimi për të shfuqizuar 30 qershorin ishte i duhuri për të shmangur konfliktin civil në vend.

“Mora vendimin e duhur për të shmangur një konflikt civil në vend. Republika nuk është mono-partitizëm, as kapje totale e institucioneve nga ana e mazhorancës dhe delegjitimim i tyre nga ana e opozitës”, tha presidenti.

Top Channel