Partitë në pushtet në Gjermani ishin në rënie në zgjedhjet Evropiane, ç’ka ushqeu spekulimet se qeveria e Angela Merkelit mund të rrëzohet.

Por sondazhet më të fundit të opinionit tregojnë se Gjermanët e duan qeverisjen aktuale dhe kërkojne që CDU/CSU dhe SPD të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku.

Koalicioni i madh qeverisës i vendit sa vjen e bëhet më i lëkundur, megjithatë zgjedhësit dëshirojnë që ai të mbetet në pushtet deri në vitin 2021. Anketimi i Trendbarometer, i publikuar nga televizioni privat RTL, tregoi se vetëm një të tretat e personave të intervistuar mendonin se ky koalicion, duhet të marrë fund.

59% ishin të bindur se partitë në fjalë duhet të jenë bashkë deri në fund të mandatit. Në favor të rrëzimit të koalicionit rezulton të kenë qenë vetëm mbështetësit e partisë të ekstremit të djathtë, AFD.

Partitë në pushtet, në Gjermani patën një performancë shumë larg pritshmërive në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, por më i thellë problemi ishte për socialdemokratët e qendrës së majtë, të cilët në fakt, janë duke e vuajtur prej vitesh një erozion të mbështetjes, madje që përpara se të bashkonin një qeveri me Merkelin.

Top Channel