Një 12 vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Elbasanit pasi u përplas nga një makinë në aksin rrugor Elbasan Librazhd, pranë fshatit Mengël.

Djali u aksidentua teksa shkonte në ditën e fundit të shkollës vetëm pak metra larg shkollës.

Edhe pse shkolla është ngjitur me rrugën këtu ska asnjë tabelë që identifikon praninë e një institucioni arsimor apo kufizim shpejtësie.

Dy shkolla ndodhen pak metra larg njëra tjetrës, buzë rrugës në fshatin Mengël. Zona është e banuar dhe lëvizjet janë të shumta, sinjalistika e varfër dhe kujdesi i drejtuesve të mjeteve i ulët, kjo ka bërë që ky aks rrugor të cilësohet si një pikë e zezë përsa i përket aksidenteve.

Më problematike këtu situata është gjatë natës ku mungesa e ndriçimit e bën të pamundur identifikimin e kalimtarëve në largësi.

Kjo ka bërë që shumica e aksidenteve këtu të jenë fatale.

Top Channel