Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton ka arritur tashmë në Kosovë.

Clinton ka ateruar pak minuta më parë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ai është pritur nga ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Presidenti Clinton pritet nga Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Gjatë pritjes nga presidenti Thaçi, Clinton edhe do të dekorohet.

Kjo është vizita e dytë e ish-presidentit Bill Clinton në Kosovë.

Top Channel