Siç u lajmërua tashmë ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, vjen sot për vizitë në Kosovë me rastin e 20 viteve liri.

Me këtë rast këshilli organizativ i Kosovës ka publikuar edhe listë e aktiviteteve që vijon si më poshtë.

Agjenda mediatike e shënimit te 20 Vjetorit të Hyrjes së Trupave të NATO-s në Kosovë

  Bill Clinton viziton sot Kosovën

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Më 11 dhe 12 qershor 2019, do të mbahet Ceremonia Shtetërore për Shënimin e 20 Vjetorit të Hyrjes së Trupave të NATO-s në Kosovë.

Në vijim, gjeni të plotë agjendën zyrtare të të gjitha ngjarjeve që do të organizohen për Shënimin e 20 Vjetorit të Hyrjes së Trupave të NATO-s në Kosovë.

11 Qershor 2019:
20:00-21​:00- Mbahet koncerti i Filarmonisë së Kosovës, në Katedralen “Shën Nënë Tereza”
12 Qershor 2019:
11:00 – 12:30 Tubimi qendror i shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë
Vendi: Sheshi Skënderbeu
14:00 – 14:30 Ecje për liri – Ecje e personaliteteve të larta ndërkombëtare dhe vendore nga hoteli “Swiss Diamond”, deri te Busti i Sekretares Albright
14:35 – 14:50 Përurimi i Bustit të Sekretares Albright
Vendi: Sheshi “Albright”, afër American School of Kosova
15:00 – 15:15 Vizitë në Bulevardin Bill Clinton
Vendi: Afër shtatores së ish- Presidentit Bill Clinton
17:00 – 19:30 Konferenca Ndërkombëtare e Sigurisë “20 Vite Liri: Një Vizion për Paqe të Qëndrueshme”
Vendi: Salla “Beethoven”, hotel Emerald

Top Channel