Bordi drejtues i Manchester United është shumë i shqetësuar përsa i përket çështjes David De Gea. Klubi anglez deri në këtë moment nuk e ka arritur objektivin e tij për të rinovuar kontratën me portierin spanjoll, por nga ana tjetër ai nuk po mund të gjejë as një skuadër tjetër për të.

Në këtë moment, ai që është më i interesuar për blerjen e De Geas është pikërisht Paris Saint germain që vetëm para pak ditësh komunikoi largimin e Gianluigi Buffon.

Por David De Gea duket se nuk e ka me ngut për t’u larguar nga Old Trafford.

Iberiku e di shumë mirë që është titullar i padiskutueshëm te Manchester United dhe mund të rezistojë edhe 1 vit te kjo skuadër që e ka trajtuar gjithnjë shumë mirë dhe ku ka spikatur për shumë sezone.

Është pikërisht kjo arsyeja që e shtyn atë që të mendojë të mbyllë kontratën me Djajtë e Kuq edhe pse drejtuesit e kësaj skuadre nuk i kanë rritur pagën.

Por te Mancester United duket se ka të tjera ide. Klubi anglez do të kërkojë që të përfitojë të ardhura nga shitja e kartonit të tij.
Sipas tabloidit ‘Daily Mail’, Manchester United është gati t’i ofrojë De Geas 22.5 milionë euro nëse ai vendos të transferohet te Paris Saint Germain gjatë merkatos së kësaj vere.

Kjo do të thotë se Manchester United do të paguajë 1/3 e shifrës prej 67.5 milionë Eurosh që klubi transalpin ka vendosur të ofrojë për kartonin e De Geas.

Top Channel