Protesta kundër ekstradimeve; Hong Kong, në rrugë kundër ligjit të imponuar nga Kina

10/06/2019 17:40

Plani polemizues për lejimin e ekstradimeve në Kinë ka shkaktuar protesta massive në Hong-Kong, megjithatë liderja e tij Carrie Lam ka zgjedhur te mos lëkundet përballë valës së indinjatës popullore.

Qindra mijëra vetë dolën nëpër rrugë të dielën kundër projektligjit që sipas kritikeve, mund t’i lejojë Pekinit shenjëstrimin e kundërshtarëve politike në rajon. Lam megjithatë këmbëngul se ligji është i nevojshëm dhe se mekanizmat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, nuk do preken.

“Ky projektligj nuk është iniciuar nga qeveria qendrore e popullit. Nuk kam marrë ndonjë udhëzim apo mandat nga Pekini per te hartuar këtë projektligj. Ate e kemi bere ne, nga vetëdija jone e pastër dhe nga angazhimi ynë ndaj Hong Kongut”, tha Carrie Lam, udhëheqëse ekzekutivit të Hong Kongut.

Njerëzit në Hong Kong nuk njihen për qëndrime ekstreme. Ata janë njerëz që punojnë shumë, që mendojnë në mënyrë pragmatike, të shkolluar mirë, të cilët e vlerësojnë stabilitetin dhe rritjen ekonomike thuajse njësoj si Partia Komuniste. Por situata ndryshon kur dalin në pah shqetësimet se liritë speciale që gëzojnë në këtë territor, mund të gërryhen në një forme apo një tjetër.

Media shtetërore kineze doli me pretendimin se pas protestave massive qëndrojnë “forca të huaja”. Sipas organizatoreve, në marshimin e një ditë me pare morën pjesë 1 milionë vetë, ndërsa policia e uli këtë shifër në 240,000.

Top Channel