Vrap, not dhe çiklizëm. Është ky gërshetim i tre disiplinave i ashtuquajtur “Tirana Triatlon” dhe që zhvillohet për të dytin vit radhazi në kryeqytet.

Për një ditë të vetme fshati i Farkës shndërrohet në epiqëndrën e këtij aktiviteti ku marrin pjesë garues nga vende të ndryshme të Ballkanit.

Trakiç nga Serbia fitoi për të dytin vit radhazi, duke thënë se Shipëria i ka sjellë fat.

“Ja dedikoj vajzës sime, fitore që është 10 muajshe”, thotë fituesi i këtij viti i TiranaTriathlon 2019.

Deborah Keçi ish-kampione e vendit në not është përfaqësuese e Bashkisë së Tiranës që organizon ngjarjen.

Nën diellin e fortë shikuesit bëjnë tifozllëk për të preferuarit e tyre.

Top Channel