Një ribashkim i “RITFOLK” është pritur gjatë, por duhet të kalonin rreth 20 vjet që ata të vinin në këtë koncert së bashku këtu në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse. Ndërkohë që në këtë skenë gjithçka bëhet gati, jashtë saj protestohet.

Shumica e këngëve janë kënduar që në moshën 23 vjeçare, në kulmin e moshës, e megjithëse ka kaluar kohë publiku e tregoi që çdo fjalë e tekstit nuk ishte harruar, që në këngën hapëse “Dëshirë dhe heshtje”.

Nëse ju kujtohet kënga “Katastrofë”, po ashtu të gjithë kujtojnë se ajo ju kushtohet të hënave.

Saimir Braho nuk harroi t’i këndojë një këngë dashurie gruas së tij, Kelës. Altin Goci e pasoi shpejt dedikimin për bashkëshorten me këngën aq të njohur “Me ty kaq pranë”.

“Hey Hey” e çoi në këmbë publikun duke u bërë njësh me ritmet e skenës. “Drejt fatit tim” një hit i kahershëm dhe shumë i preferuar u la pak para fundit, kur salla ishte e gjitha në këmbë.

E ndërsa me këngën “Ëndërroj” përmbyllën natën e koncertit, në mënyrën më të mirë.

Top Channel