Vetëm pak kilometra larg qytetit të Vlorës, ti mund të zbulosh magjinë që të ofron Zvërneci, fshati turistik që frekuentojnë çdo vit qindra të huaj.

Përmes projektit të “100-të fshatrave”, Ilnisa Agolli na rrugëton drejt kontrasteve të tij, ku zbulon dhe një fokë që noton në ujërat e detit Jon.

Kështu mes bukurive natyroren dhe qetësisë së këtij vendi një interes të veçantë paraqet për vizitorët dhe Manastiri i Shën Mërisë.

I cili ndodhet në ishullin e vogël duke zgjuar çdo ditë kureshtjen e turistëve të huaj dhe vendas. Manastiri është një ndërtim tipik bizantin i ndërtuar në shek. X-të pas Krishtit.

Po brenda në fshat çfarë ndodh? Përse në Zvërnec nuk ka më banorë? Po Manastiri kujt i përket, Nartës apo Zvërnecit?

Cili është historiku i tij? Po jeta e peshkatarëve si është? Çfarë rrëfejnë ata?

Këto dhe të tjera në “Fshatrat e Shqipërisë” ora 20:00.

Top Channel